Të strehuara në një godine të shkatërruar, të sëmura dhe në varfëri ekstreme.
E vetmja mbështetje që kanë është njëra-tjetra. Kjo është historia e trishtë e 3 motrave Çokaj, në Grudë-Fushë të Gruemirës, në Malësi të Madhe.
Dy motrat e mëdha nuk u martuan asnjëherë, për shkak të problemeve të shëndetit mendor dhe në këto kushte, motra e trete Zukja, vendosi të sakrifikonte veten duke i kushtuar gjithë jetën përkujdesit ndaj Dushes dhe Mines. Por edhe ajo sot, është e sëmurë.
Mineja 80 vjeçe dhe Dushja 74 vjeç, që sigurojnë bukën e gojës duke kërkuar lëmoshë në rruge dhe tek varrezat e fshatit kanë vetëm një kërkesë.
Apeli për ndihmë shkon për Bashkinë e Malësisë së Madhe, institucionet shtetërore, shoqatat e ndryshme dhe shoqërinë civile, në mënyre që të ndihmojnë 3 motrat e vetmuara Cokaj, jo vetëm me ushqime, por edhe me ndërtimin e një banese