Vjosa Osmani largohet dhe nga presidenca…

0
339
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Konsitutimi i kuvendit i hap rrugë formimit të ekzekutivit të ri, 37 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Me zgjedhjen në krye të kuvendit, Konjufca merr edhe postin e ushtruesit të detyrës së Presidentit, ndërkohë që për zgjedhjen e Vjosa Osmanit me të drejta të plota, do të duhet edhe pak kohë.

Zgjedhja e Presidentit në Kosovë, kërkon një shumicë votash, të cilat për momentin Osmani nuk i ka, por pritet për t’i parë se cilat do të jenë aleancat që do të bëjnë forcat politike.

“Unë zotohem që do ta kryej detyrën time me nderë, përgjegjësi e përkushtim”, tha Konjufca, duke shtuar se ai nuk do të bëjë dallime ndërmjet deputetëve. Teksa i dorëzoi detyrën, Osmani tha se Konjufca, është deputet shembullor.

Kush janë 5 nëkryetarë

Gjithashtu, në seancën konstituive të legjislaturës së tetë janë zgjedhur edhe nënkryetarët. Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e VIII-të janë: Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur Saranda Bogujevci, Partia Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur Kujtim Shala.

Zjarr Tv Ad