Gjykata Administrative, ka shtyrë me 5 ditë vendimin për shqyrtimin e dosjes mes Frymës së Re Demokratike dhe Bashkisë së Tiranës, për lirimin e zyrave nga kjo forcë politike.
Deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës, FRD lejohet që të qendrojë brenda në seli, thuhet në një dokument nga Gjykata Administrative,.
Bashkia e Tiranës i kishte lënë kësaj force politike afat deri sot për lirimin e godinës dhe tashmë me vendimin e Administratives, do të duhet që të presë verdiktin final për të ndërhyrë.
“FRD që në ditët e para të themelimit të saj ka në statut paqen, mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe respektimin e institucioneve, është në përputhje të plotë me filozofinë e një partie në një fushatë zgjedhore.
BE ka hartuar një rezolutë që u bën thirrje organeve shtetërore dhe partive politike për qetësi, për një klimë që i duhet t’i shërbejë fushatës zgjedhore, kësaj rezolute FRD i përgjigjet me sjelljen e saj dhe këmbënguljen për t’i dhënë zgjidhje.
Ne kishim depozituat një kërkesë në Gjykatën administrative për të ndaluar aktet e paligjshme të bashkisë dhe u vendos që të bashkohet me shqyrtimin e çështjes në themel, procedurë rutinë, ne e respektojmë, kjo kërkesë e jona e bashkuar me masën e sigurisë, do të shqyrtohet pas 5 ditëve.
Jemi në fushatë zgjedhore, po vazhdojmë fushatën dhe FRD do ketë rezultate spektakolare,e dhe Aleanca për ndryshim me kryetarët e të cilëve kam pasur një kontakt me telefon, Veliaj të mos sillet si drejtues politik, por si kryetar i Bashkisë, ne jemi në rrugën e ligjit”, tha Sali Shehu, kryetar i FRD, teksa komentoi për gazetarët vendimin e dhënë nga Administrativja.