Albin Kurti zyrtarisht Kryeministër i Kosovës…

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Kryeministri në detyrë i Kosovës Avullah Hoti, i ka dorëzuar detyrën Albin Kurtit. Ceremonia zyrtare ka nisur në orën 10:00 , teksa Hoti ka bërë formalisht dorëzimin e detyrës.

Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, është votuar ditën e hënë me 67 vota pro dhe 30 kundër ndërkohë që nga sot Albin Kurti, është zyrtarisht Kryeministër i Kosovës.

Pas kësaj ceremonie, do të mbahet edhe mbledhja ceremoniale e Qeverisë se re në orën 11:30. Kurti pritet që të bëjë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Po ashtu në axhendë sot, është dhe një takim i Kryeministrit të ri me ambasadorin e BE, Tomas Szunyog. Ndërkohë gjatë ditës së sotme, pritet që dhe Ministrat të marrin zyrtarisht detyrën.

Zjarr Tv Ad