Milva Ekonomi, gjatë një insterviste për Vizion Plus, është shprehur se; Durrësi do të jetë një nga sfidat më interesante për garen e 25 Prillit. Kjo edhe për faktin se aty kandidon edhe vetë Kryeministri Edi Rama.
Teksa fliste për procesin e rindërtimit në Durrës, kryesuesja e listës së PS për Durrësin, Milva Ekonomi tha s’e pritet që familjet e këtij Qarku, të hyjnë në shtëpitë e reja deri në pranverën e vitit 2022.
“Para se të bëhet analizë për rindërtimin, Partia Demokratike t’i hedhë një sy dhe të shohë si po shkojnë financat publike dhe të gjithë situatën makro-ekonomike. Familjet durrsake do të hyjnë në shtëpitë e reja deri në pranverën e 2022”.
E pyetur nëse ka shanse që të përsëritet rezultati i arrirë në 2017, ku PS mori tetë mandate, Ekonomi beson se do të fitojë edhe më shumë se aq.
“Besojmë se jo vetëm do marrim tetë, por ka energji për më tepër”.
Sa i përket dy shtyllave ku është bazuar fushata elektorale e PS, vaksinimi dhe rindërtimi, Ekonomi pohoi: “Ne e kemi seriozisht vaksinimin masiv. Për ne jeta e qytetarëve është më e rëndësishmja. Kryeministri Rama është angazhuar personalisht në gjetjen dhe sjelljen e vaksinave në Shqipëri. Bërja e vaksinave kërkon që qytetarët të respektojnë të gjitha rregullat e vendosurs nga Komiteti i Ekspertëve. Duhet të shkëputet zinxhiri i infektimit dhe të fillojë jeta ekonomike normale. Sfida që kemi përpara, që të kemi një sezon turistik të plotë, është e lidhur ngushtësisht me vaksinimin”.