Bledi Çuçi: Mandati i tretë duhet të vijë pa pasur “partiçka”, që na pengojnë drejt rrugëtimit tonë/ Në 8 vite PS ka dëshmuar se di të sjellë zhvillim…

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mandati i tretë për Partinë Socialiste, sipas këndvështrimit të Bledi Çuçit, duhet të vijë pa ato që ai i quajti “partiçka.”

Sipas tij, këto të fundit kanë qenë pengesë për realizimin e objektivave.

“Unë ju kërkoj që të dalim ët gjithë për të votuar, sepse ne e duam që ta fitojmë këtë betejë të 25 prillit si Parti Socialiste në mënyrë që të qeverisim të vetëm, pa patur nevojë të kemi dhe “partiçka” apo individë të tjerë që të na përzihen dhe të na pengojnë drejt rrugëtimit tonë,” tha ai.

Në mbyllje të fjalës së tij, Çuçi nuk la pa përmendur as kandidaturat e prezantuara nga opozita, pasi sipas tij alternativa e tyre, është diçka e njohur për publikun. Drejtuesi politik i PS-së, shtoi se në 8 vitet e fundit forca politike në të cilën ai bën pjesë, ka dëshmuar se di të sjellë zhvillim.

Zjarr Tv Ad