Presidentja Vjosa Osmani: Gratë dhe vajzat të mos e ndalin hapin kurrë, çdo ëndërr e juaja mund të bëhet realitet…

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vjosa Osmani, në fjalimin e saj si Presidente e Kosovës, tha se kjo është dita e Kosovës dhe e demokracisë së saj, duke shtuar se ka një përgjegjësi të madhe.

“Sot është dita kur vullneti juaj (i qytetarëve) i shprehur me 14 shkurt po jetësohet”, shprehet ajo.

Në pjesë të fjalimit të saj Osmani, ua kushtoi vajzave dhe grave të Kosovës.

“Vajzat e kanë vendin vetëm aty ku ato vetë dëshirojnë, aty ku ato çdo natë ëndërrojnë, aty për çka punojnë me zell. Pa marrë parasysh nëse ëndërroni të bëheni presidente, juriste, ndërmarrëse, police, ushtare apo çdo profesion tjetër, që ua do zemra, mos e ndalni hapin tuaj kurrë, çdo gjë është e mundur e çdo ëndërr e juaja mund të bëhet realitet dhe për këtë duhet të besojmë bashkë fort. Do t’ju mbështes me gjitha mundësitë që kam e me gjithë qenien time”, tha Osmani.

Presidentja u bëri thirrje politikanëve në Kosovë, që të ndërtojnë kulturën politike të bashkëpunimit dhe tolerancës.

“Nuk janë kohë të lehtë, sfidat janë të shumta veçanërisht ajo me pandeminë e cila kërkon që të bëhemi bashkë për ta luftuar”, tha Osmani.

Ajo u zotua se do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e vendit.

“Sot zotohem para jush se do të punojë çdo ditë ta forcojë shtetin tonë, republikën e Kosovës, sundimin e ligjit, të garantojë mbrojtjen e lirive themelore njerëzore dhe jetës së dinjitetëshme për të gjithë. Sot zotohem se do ta mbrojë çdo pëllëmbë të Kosovës dhe do të angazhohemi pa kursim për të garantuar pacenueshmërinë e integritetit territorial institucional dhe sovranitetit të vendit”, kështu u shpreh në fjalën e saj Presidentja Vjosa Osmani.

 

Zjarr Tv Ad