Partia Republikane: Presidentja Vjosa Osmani do të jetë zëri i qytetarëve të Kosovës…

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vjosa Osmani, zgjidhet Presidente e shtetit të Kosovës.

Urimet për Presidenten e re, kanë qenë të shumta edhe nga përfaqësues të Partive politike shqiptare.

Partia Republikane, më anë të një mesazhi ka uruar Osmanin dhe shprehet e bindur se do të jetë zëri i qytetarëve të Kosovës, mbi politikën.

“Urimet më të mira për Presidenten Vjosa Osmani!

Sfidat që ka Kosova janë të mëdha sidomos në këtë kohë, ku kërkohet të zhbëhet historia e Kosovës.

Bashkëpunimi me gjithë forcat politike dhe kompromisi i tyre për interesat madhore të Kosovës është domosdoshmëri si për qeverinë, opozitën dhe Presidenten e sapozgjedhur.                                                                                                           

Votëbesimi i një gruaje për herë të dytë në këtë detyrë të lartë, tregon më së mirë emancipimin e politikës në Kosovës, por dhe përgjegjësinë për të punuar me këmbëngulje në rrugën e integrimit EuroAtlantik.

Partia Republikane e Shqipërisë ka bindjen se  Presidentja Osmani, do të jetë zëri i qytetarëve të Kosovës mbi politikën, në respekt dhe mbrojtje të kushtetutës”.

 

Zjarr Tv Ad