Rama: Në pak ditë hapim aeroportin e Kukësit, nisim ndërtimin e atij të Vlorës dhe Sarandës

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Gjirokastra, kryeministri Rama u shpreh se shumë shpejt do të hapet aeroporti i Kukësit dhe shtoi se do të firmoset kontrata për aeroportin e Vlorës dhe nisja e garës për aeroportin e Sarandës.

Sipas Ramës, vendi ynë ka fashën më të lartë në Evropë lidhur me ritmin e vaksinimit dhe shtoi se kjo gjë falë PS-së, jo se ranë nga qielli.

Rama: Në pak ditë hapim aeroportin e Kukësit, edhe pse askush nuk e besonte. Firmosin kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe shumë shpejt nisim garën për aeroportin e Sarandës. Këto investime do të përkthehen në vend punë dhe shumë të ardhura. Është e rëndësishme që të mos kthehemi pas. Duhet të vlerësojmë karakterin sepse në fund të ditës puna dhe politika është çështje karakteri. Puna vlerësohet çdo ditë. Ne sot jemi në fashën më të lartë në Evropë në raport me ritmin e vaksinimit.

Gjërat nuk vijnë vetë nga qielli. Ata që e kanë probleme që ta respektojnë punën dhe ndryshimin, e nuk di në të zgjedhin mes momentit për tu gëzuar për diçka apo për të kritikuar. Thonë detyrën po bën, sigurisht që për detyrën zgjidhen njerëzit, jo për magji dhe për fall. Nga mënyra se si bëjnë detyrën ndahen shërbëtorët e respektuar që mbahen mend dhe ata që harrohen. Të gjitha punët bëhen me paratë e njerëzve sigurisht.

Puna duhet të vazhdojë. Është e sigurt që të tjerët nuk e vazhdojnë këtë rrugë, sepse e kanë pasur mundësinë që ta tregojnë se sa karakter kanë dhe se sa punë mund të bëjnë. Ata nuk kanë ndërmend që të ndryshojnë, sepse nuk duan dhe as nuk dinë. Ata mendojnë se para 8 vitesh ndodhi një aksident me qeverisjen tonë dhe duna që të vijnë të bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë. Ajo gjë nuk i duhet vendit aspak.

Zjarr Tv Ad