“Për pak na i morën shtetet e tjera vaksinat kineze”, Ahmetaj, Balluku e Manastirliu nga Rinasi: Javën tjetër mbërrijnë 50.000 doza Sputnik

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas nisjes së fluturimeve emergjente ditën e sotme në Rinas, kanë mbërritur edhe 100 mijë vaksina kineze.

Në pritjen e tyre në aeroport ishin të pranishëm ministrat Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku.

Sot arritëm të krijojmë kushtet për të bërë ulje ngritje në Rinas për procedura esenciale të cilat parashikojnë fluturime shëdetësore”, tha Balluku.

“Ngjarja e paprecedentë që ndodhi dje vuri në rrezik planin tonë për vaksinimin masiv dhe ditën e djeshme pritej të mbërrinte kjo masë vaksinash dhe falë kësaj zgjedhje arritëm të siguronim vaksinat.

Pikërisht për shkak të këtyre kompetentëve vaksinat arritën me vonesë. Imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse nuk do të arrinim të merrnim këto vaksinat, ajo çfarë ka ndodhur është që kemi arritur të sjellim vaksinat në një kohë të shpejtë dhe kemi arritur të vazhdojmë me planin tonë të vaksinimit masiv. Hapja e fashës së grupmoshave 65-60 vjeç dhe të grupeve të punës kritike.

Në përpjekje për të siguruar 500.000 vaksinime deri në fund të majit dhe nuk do të ndalemi për të arritur deri në planin tonë.”, Manastirliu.

“Do të vazhdojë me shpejtësi të arritur ato objektiva që kemi. Dje kemi marrë nga këshilli i minsitrave për të negociuar 50 mijë doza Sputnik që parashikohen të vijnë javën e ardhshme. Mendoj që të gjithë përpjekjet për të sabotuar sjelljen e vaksinave dështoi dhe do të vazhdojmë me planin tonë të vaksinimit të qytetarëve shqiptar.”, deklaroi Ahmetaj.

Zjarr Tv Ad