Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se mban të bllokuara fluturimet nga Britania e Madhe për arsye politike.
Sipas Vasilit, kjo gjë bëhet pasi në Britani ka një numër të madh emigrantësh shqiptarë që duan kthehen në Atdhe për të votuar për opozitën.
Shkrimi i plotë i Vasilit:
Qeveria e rilindjes po ndalon shqiptarët që jetojnë në Britanine e Madhe qe të vijnë të votojnë!!
Shqiperia vazhdon te bllokoje ne menyre skandaloze sërish fluturimet me Britanine e Madhe edhe për dy javë te tjera.
Arsyetimi absurd i koronavirusit ka zero vlere,sepse ndërkohë Britania e Madhe ka numrin më të ulët në Europë të infektimeve dhe fataliteteve dhe numrin më të lartë të vaksinimeve.
Nderkohe qe nuk ekziston ky bllokim i fluturimeve me shtete te tjera, qe kane shifra shume me te larta te infektimit nga Coronavirusit
Për momentin në Britanine e Madhe fluturimet ndërkombëtare janë të ndaluara me ligj, përveç rasteve të emergjencave dhe PËR TË VOTUAR NË ZGJEDHJE.
Ndersa Qeveria Britanike i lejon shqiptarët të udhëtojmë për të ushtruar të drejtën kushtetuese Komiteti i Ekspertëve të Edi Ramës po ndalon të drejtën themelore për të zgjedhur.
Në Britanine e Madhe ka shumë votues të opozitës, që po pengohen të votojnë.
Komiteti i Eksperteve te Edi Rames te heqe urgjentisht bllokimin e fluturimeve me Britanine e Madhe dhe te mos vazhdoje te behet më pjese e pisllekut politik te Edi Rames se tmerruar nga humbja.