‘Shohin bashkëmoshatarët me Benz dhe ikin e përfundojnë në shtëpi bari’, Rama ka një thirrje për të rinjtë: Mos u gënjeni nga luksi se…

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka bërë një bashkëbisedim me të rinjtë në Tiranë dhe u ka bërë apel që të mos largohen nga vendi.

Rama  u shpreh se shumë prej tyre nisen jashtë pasi shohin bashkëmoshatarët me “Benz”, por më pas përfundojnë në shtëpi bari dhe trajtohen si skllevër.

Sipas tij, të rinjtë që zgjedhin të ikin nga vendi, duhet të jenë “të armatosur” me një profesion të mirë, ose zanat.

Sot shumë të rinë shikojnë në Instagram bashkëmoshatar me Benz, avion privat e vila dhe e duan atë që shohin menjëherë edhe nisen, ikin, është shumë  e dhimbshme, kur një i ri largohet dhe ndërkohë nuk e ka as zanatin për të përballuar jetën atje, as përgatitjen për t’u përballur me çfarë e pret atje dhe bien pre e atyre që i marrin të rinjtë e i fusin në shtëpitë e barit në Holandë, i trajtojnë si skllevër. Unë nuk dua që të rinjtë të mos ikin, por të zgjedhin dhe nëse vendosin të ikin, të jenë të armatosur me një zanat dhe atje të jenë shqiptarët që dinë të ofrojnë një shërbim dhe jo ata që bien pre e lloj-lloj duarve të zeza dhe i nxihet jeta, por për të bërë këtë duhet shumë kohë dhe shumë punë”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad