Listat e borxheve në markete dhe listat e kandidatëve

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në faqen e tij ne Facebook kreu I LZHK shprehet se gjatë një takimi që ka zhvilluar me tregtarë të njësisë numër 10 në Tiranë ka parë listat e borxheve të qytetarëve .Qytetarët marrin ushqime me listë prej disa vitesh pasi mundësia financiare nuk I lejon ata të plotësojnë as nevojat jetike.

Listat e kandidatëve në fletën e votimit nuk kanë emra, pasi anonimët fshihen me pas numrave, një shejtanllëk i Edi Ramës, për sunduar partinë e më pas me shpresë edhe Shqipërinë. Por teksa në fletët e votimit emrat fshihen pas numrave, në markete në listat e borxheve, emrat e qytetarëve shënohen të plotë. Këtë të diel së bashku me një grup të stafit tim politik realizuam disa takime në njësinë 10 në Tiranë. Pata biseda me shumë tregtarë të cilët u shprehen se është shumë i lartë numri i atyre qytetarëve që marrin ushqime me listë. Duke qenë se jemi në datën 11 Prill shumë prej atyre që kanë marrë ushqime veresi, kanë marrë pagat ose pensionet dhe po shlyejnë borxhet, pasi e dinë se në fund të muajt do trokasin sërish në këtë derë.Rilindja listat e borxheve nuk ka për t’i evidentuar as në videot 3D as në qendrat tregtare, dhe as në minimarketet pranë rezidencave ku jetojnë përfaqesuesit e saj.

 

Zjarr Tv Ad