A është Rama i vështirë në punë? Spiropali: Është i vërtetë dhe shumë i troçtë, sepse dhe vetë jam e troçtë…

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë një interviste televizive, ka treguar se si është të punosh me Kryeministrin Edi Rama, duke qenë se është pjesë e kabinetit të tij të qeverisjes.

Spiropali foli për neës 24, ku u shpreh se nga jashtë e shohin Ramën si tip të vështirë, por nuk është i tillë është i vërtetë.

Ajo thekson se Rama nuk e kamuflon kurrë realitetin, ndërsa thekson se ka komunikim të mirë me të, pasi edhe vetë është e drejtpërdrejtë.

“Nga jashtë e shohin të vështirë, por ai është i vërtetë. Është i troçtë, nuk thotë kurrë atë që s’mendon, nuk kamuflon kurrë realitetin. Kam komunikim shumë të mirë se jam vetë e drejtpërdrejtë dhe e troçtë”,- tha Spiropali.

 

Zjarr Tv Ad