Poezi nga Dashamir Dini/ZOTNI

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ZOTNI!

Me varfërinë mund te bësh shumë para,zotni.

Mos hezito të investosh,zotni!

Varfërija është një minerë e mallkuar ari…

Thjeshtë,vetëm me 5 lek,zotni,mund të blesh

trupin e braktisur nga dashurija të një femre,mund të blesh

krahët e ngarkuar plot halle të një burri,mund të blesh

edhe lotet e dëshpëruar qe gelltit foshnja për të shuar urinë…

Thjeshtë vetem për 5 lek,zotni!

Se varfërinë e mban peng nevoja,

e nevoja është një shakë e pamëshirëshme që kur çmendet…

vret…

….edhe vetëm

për 5 lek,

Zotni.

Zjarr Tv Ad