Demokratët e Beratit çojnë në prokurori furgonin me ushqime/ Bashkë me socialisten brenda…

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy orë këmbëngulje në shi. Drejtuesi politik i listës së PD-së në Berat, Tomor Alizoti, së bashku me demokratët e tjerë nuk kanë hequr dorë, deri në momentin që furgoni me ushqime që bllokuan mbrëmjen e djeshme, të dërgohej në prokurori së bashku me personat që ishin brenda, mes tyre një zyrtare socialiste e degës lokale të PS-së. Furgoni me pako ushqimore është sekuestruar.

Tomor Alizoti, akuzoi se Joana Melëngu që ishte brenda në furgon, është “anëtare e ZAZ-së dhe kryetare e rajonit nr. 2 e PS-së në Berat”.

Gazetari i ABC, Artan Diko, siguroi pamjet e momentit kur Joana Melëngu e cila është edhe punonjëse e bashkisë bashkë me shoferin e furgonit janë shoqëruar brenda në prokurori për t’u marrë në pyetje në lidhje me ndihmat e rezervave të shtetit që po transportonin gjatë natës, nëse kishin dokumente dhe cila ishte arsyeja e lëvizjes në atë orar.

Tomor Alizoti, kërkoi ndëshkimin përpara drejtësisë, por Bashkia e Beratit reagoi duke thënë se ndihmat thjesht po transportoheshin, nga një ambient i bashkisë në magazinë.

Presidenti Ilir Meta, përgëzoi qytetarët e Beratit për rastin e denoncuar dhe i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë. Kandidatët për deputetë të PD-LSI në Berat nesër do të depozitojnë denoncimin në SPAK.

 

Zjarr Tv Ad