Lulzim Basha flet për Partinë e Topallit dhe Patozit: Janë krijesa të Edi Ramës…

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rrjedhjet nga Partia Demokratike, të formalizuara më pas në Parti të reja, kryedemokrati Lulzim Basha, i ka cilësuar pseudoforca të nxituara nga Edi Rama.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Basha tha se ato nuk janë Parti të djathta.

“Nuk ka parti të rrjedhura nga Partia Demokratike. Ka pseudoforca të krijuara nga Edi Rama për të menaxhuar idenë se nuk është vetëm, por ka edhe këta. Janë krijesa të Edi Ramës, të sponsorizuara nga Edi Rama. Nuk ka parti të reja të djathta, shqiptarët e kuptojnë shumë mirë se Rama është vetëm dhe ne jemi të gjithë bashkë”, u shpreh Basha.

 

 

Zjarr Tv Ad