VIDEO/Erion Braçe ”lëshon pëllumbat”, sulmon fëmijët e Lushnjes: Po si ka mundësi që këta kastravecë, këta banditë të vegjël…

0
278
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili renditet i pari në listën e PS-së në Fier, duket i lodhur nga ky muaj i gjatë fushate, dhe ka shpërthyer në të shara në drejtim të disa fëmijëve të vegjël që i kanë prishur një prej takimeve elektorale.

Në një video që është bërë virale në rrjet, Braçe ofendon fëmijët duke i quajtur ata banditë dhe kastraveca.

Në video Braçe dëgjohet teksa akuzon grumbulluesin e prodhimeve bujqësore Ramir Hasa si organizator banditësh të vegjël, ndërkohë që fjalimi revoltues i Braçes mbahet në oborrin e shkollës 9-vjeçare të fshatit Mizë.

‘Po si ka mundësi ky, ky organizon banditët e vegjël, po si nuk mendojnë këta kastravecat e vegjël që atij i shtohet pasuria, dhe i pakësohet prindërve të tyre, e mbani mend si ka qenë kur ka ardhur, pa kanatiere dhe pa mbathje’, shprehet Braçe i revoltuar.

Zjarr Tv Ad