Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka dalë me një reagim të fortë për zërat që qarkullojnë se BE, do të çelë negociatat me vendin tonë. Sipas tij, ky është një lajm i mirë.
Mirëpo sipas Manjanit, gjithmonë dardha e ka bishtin pas dhe hapja e bisedimeve me BE është dardha, bishti i të cilës është pjesa më e hidhur e çdo Kryeministri.
Postimi i plotë:
“Nëse vërtetë çelen negociatat është lajm i mirë. Ne kemi nevojë për një Bruksel që na monitoron rreptë, jo për Bruksel që na ngop me lugën bosh të ambasadorëve që dërgojnë këtu… Formula e re e anëtarësimit që adaproi BE për vendet aspirante është perfekte. Çdo gjë matet me progres jo me llafe. Sikur e kanë shkruar për ne. Ata që kanë merak se Edi Rama do ta shesë si arritje të veten këtë gjë i ftoj të arsyetojnë.
- Edhe 30 vjet të rrijë në pushtet, Edi Rama nuk arrin dot atë që arriti Sali Berisha. Anëtarëson në Këshiilin e Europën e NATO dhe lëvizjen e lirë pa viza në Europë.
- Edi Rama e ka festuar nja 3 herë çeljen e negociatave. Se e festoi edhe një të katërt nuk ndryshon asgjë. 3. Gjithmonë dardha e ka bishtin pas. Dhe hapja e bisedimeve me BE është dardha, bishti i të cilës është pjesa më e hidhur e çdo kryeministri. Nda ne kemi nevojë të ulemi me Europën dhe jo të gëzohemi që po largohemi prej saj, qoftë edhe për inat të Edi Ramës…” – shkruan Manjani.