Rama Bashës: Ftesa jonë është e hapur, eja të bashkëpunojmë, dora jonë është e shtrirë…

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ka ftuar sërish Lulzim Bashën për bashkëpunim dhe thotë se dora është e shtrirë për humbësit dhe se mandati i tretë qeverisës i socialistëve, nuk do t’ju ngjajë dy të parëve.

Rama thotë se lufta e vjetër politike, nuk është më punë për socialistët dhe mandati i tretë i tyre, do të bëjë të mundur që Shqipëria të jetë kampione e Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale.

Kryeministri Rama postim ne Tëitter:

Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!

Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!

Zjarr Tv Ad