NGA BLEDIAN KOKA
Na fal Znj. Juri…
…Na fal që nuk jemi ngritur në lartësinë e detyrës si gazetarë për t’i dhënë frymë aksioneve parapolitike të SPAK-ut për llogari të Erion Veliajt ,për të sulmuar pronarë mediash, por kemi qënë të zënë ato kohë duke publikuar dosjet 184 e 339 bashkë me përgjimet e Ndraghetas që shkonin deri ne zyrën e Kryetarit te Bashkisë së Tiranës.
Me thënë të drejtën atë kohë kemi qenë të zënë edhe duke denoncuar shembjen e Teatrit Kombetar bashkë me ligjin Fusha. Po ato kohë kemi qenë edhe duke u marrë me skandalin e Unazes se Re që mbërriti deri ne Delawere. Me shumë mundësi atë kohë do kemi pasur në dorë edhe aferën e Inceneratorëve për Zotin!
P.S…A na fal edhe që nuk t’i shpjegojmë dot sesi do të kemi pas 12 vjetesh 3 deputete socialedemokrate që burojnë fiks nga ato paratë e korrupsionit për të cilat u angazhuat aq shumë të mos perfundonin në parlament me kostumin TD!
V.O..por ke të drejtë, zgjedhjet ditën e zgjedhjeve qenë yll