Këtë javë, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim, Ministri i Mbrojtjes Peleshi, Gjeneral Major Jim Eifert (Garda Kombëtare e Floridës) dhe Brigadieri Jo Chestnutt (Mbretëria e Bashkuar) vizituan Zonën e Trajnimit në Bizë ku trupat amerikane dhe shqiptare po jetojnë dhe punojnë së bashku gjatë #DefenderEurope21, stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor e cila po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë.
Ata ndoqën nga afër ushtrime zjarri, pjesë e Stërvitjes të Përgjigjes së Shpejtë (një nën-stërvitje e Defender 21), ku ushtarë shqiptarë dhe amerikanë kryen trajnime të përbashkëta gatishmërie, për të rritur ndërveprimin e NATO-s dhe për të treguar aftësitë e tyre në parandalimin e konflikteve dhe aftësinë për të mbajtur kombet e sigurta.
Siç shihet nga pamjet që janë publikuar sot, krejt pa komplekse diplomatja e lartë amerikane në Tiranë, është shtrirë në tokë bashkë me një ushtarë dhe qëllon me mitraloz. Në një foto tjetër ajo shfaqet duke shënjestruar dhe qëlluar me pistoletë.