Deklarata e Berishës shtang Blendi Fevziun: SHBA-të tentuan të emërojnë Presidentin…

0
569
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur se SHBA-të kanë tentuar të ndikojnë në Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Berisha tha në “Opinion” se; s’mund të pranojë kurrë që Shqipëria të jetë një vend me Guvernator.

“Nuk mund ta pranoj kurrë unë një gjë të tillë, Shqipëria nuk është shteti i 51 i SHBA-ve”, theksoi ish-kryeministri. Sipas tij, një gjë të tillë nuk e pranojnë as SHBA-të, edhe nëse të gjithë shqiptarët do të ishin dakord. Berisha tha nëse do të ishte kështu, Shqipëria duhet të ecë me këmbët e veta, jo duke i caktuar dikush Presidentin e Republikës.

Diskutimi:

Fevziu: Si me caktu Presidentin?

Fevziu: Presidentin e Shqipërisë?

Berisha: Të Shqipërisë, po kujt tjetër.

Fevziu: Nuk besoj se Ilir Metën e kanë përcaktuar amerikanët?

Berisha: Metën jo, por a nuk u bë një përpjekje e madhe për Sandër Lleshin? Nëse do të ecim në këtë mënyrë, Shqipëria duhet të ecë me këmbët e veta.

Zjarr Tv Ad