“Edi Rama ka planifikuar foton e bërë me Kurtin për t’a denigruar”, Bytyçi: Kryeminstri ka prioritet marrëdhëniet me Serbinë, jo ato me Kosovën

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Bytyçi

Strategjia e zotit Kurti sipas së cilës duhet të realizohet njohja e shtetësisë së kosovës nga ana e Serbisë, është rruga më e mirë sepse prej vitesh diskutohet për çështje të ndryshme, por asnjëherë nuk është vënë në tavolinë propozimi për njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve.

Duhet të ndryshohet strategjia, taktika. Në takimin e së martës kjo do të zbatohet si procedurë, zoti Kurti duhet të propozojë këtë çështje, pra për njohjen e ndërsjelltë mes shteteve. Sa kohë që nuk realizohet njohja e ndërsjelltë, Serbia do të tentojë t’a shtyjë realizimin e kësaj marrëveshje. Në dekretin e zotin Biden, thueht që nuk duhet të ketë çështje destabiliteti në rajon.

Është i njëjti fjalim që mban Vuçiç në Beograd, po ashtu flet edhe zoti Rama. Ai ka thënë se nuk do e mbështesë padinë e Kosovës drejt Serbisë në një intervistë që ka dhënë për televizionin serb. Nuk ka mdëgjuar që Rama të flasë kundër Vuçiç, sepse duhet të jesh peng që të mbash peng interesat e bashkëkombasve në Kosovë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë diçka e tillë, është e paprecedentë.

Kryeministri Rama ka prioritet marrëdhëniet me Serbinë jo me Kosovën. Fotoja mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës nuk jep një mesazh të mirë, është një lloj imponimi që donte të shfaqte.

Nëse i jep dorën e plotë një të pabesi ai të fut kokën ndër sqetull. Jam i bindur që në momentin që Edi Rama i ka dhënë dorën Albin Kurtit ai e ka tërhequr, dhe është një foto denigruese e cilaështë bërë me plan.

Zjarr Tv Ad