“Gëzuar ditëlindjen Partia Socialiste e Shqipërisë!” Kështu e nis mesazhin e tij ish-ministri Ditmir Bushati, sot, për 30 vjetorin e Partisë në të cilën aderon.
Me fjalë zemre, Bushati shkruan se PS-ja, ka mundësinë për të lënë gjurmë si forcë politike e cila qeveris për të gjithë.
“Gëzuar ditëlindjen Partia Socialiste e Shqipërisë! Me kontributin dhe eksperiencën e trashëguar në vite, gërshetuar me burimet e pashtershme njerëzore, PS ka mundësinë për të lënë gjurmë si forcë politike e cila qeveris për të gjithë, që shtetbërjen e konsideron mision në bashkëpunim me të gjithë, dhe zotimet i ndërmerr për një të ardhme më të denjë për Shqipërinë dhe shqiptarët. #30VJETPS”, shkruan Bushati.
Partia Socialiste e Shqipërisë, feston sot 30 vjetorin e themelimit të saj. Sot, do të mbahet dhe Kongresi i Jashtëzakonshëm i kësaj force politike, i cili vjen menjëherë pas mandatit të tretë që fitoi Partia e drejtuar nga Edi Rama.