Ministrja Evis Kushi reagon për protestën e maturantëve…

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas protestave të maturantëve të kanë shpërthyer në të gjithë rrethet e vendit, ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi, me anë të një postimi në llogarinw  e saj socail “Facebook”.

Në reagimin e saj, Kushi ka thënë se momentalisht po rishikohet vështirësia e provimit dhe në rastin se rezulton se e tejkalon nivelin e parshikuar, do të bëhej rishikimi i shpërndarjes së pikëve për notë.

Postimi i Plotë

Të dashur maturantë,
Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.
Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!

Zjarr Tv Ad