Mesazhi politik i Fatos Nanos në Kongresin e PS-së/ Artur Zheji bën deklaratën e fortë: Me regji dhe skenar të parapërgatitur…

0
539
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Artur Zheji, ka komentuar mesazhin politik të ish-kryeministrit Fatos Nano. Zheji, deklaroi se në pamje të parë, i gjithë mesazhi i është dukur si një regji dhe skenar i parapërgatitur.

Artur Zheji: Zoti Rama na tregon që ka pushtete që nuk i ka njerëzor në tokë, ai të eleminon dhe të rilind. Këtë gjë e bëjnë vetëm në mesjetë, ato që kanë një pushtet jo njerëzor. Ai i jep vetes këtë lloj cilësie. Thotë e eleminova  babain dhe e gjeta të rilindur. Politikisht jo se e nxori, fizikisht jo, se është e pamundur. Nano në këtë rast, i thotë “po bir”. A është kjo një organizatë politike? Një parti? Apo është kjo një klan fisnor me afërsi gjaku, apo ka kaq shumë afërsi, sa që bëhet në afërsi gjaku. Për mua kjo është shqetësuese. Gjithsesi mendoj që Rama kërkon të shpalosë. Në këtë stad është Kryeministri ynë.

Artur Zheji: Mendoj që më parë Nanos i ka shkuar regjisori dhe skenari. Kjo duhej të ishte një bilanc i fitores, pse fituam kaq, pse nuk morëm më fushë. Duke qenë kongres i triumfit duhet që numri 1 i partisë, duhet të konfirmohet si numri 1 absolut. U kuptua që normalisht ata i dhanë mandatin deri në vitin 2030. Ai ishte akoma i eleminuar, nuk ishte i rilindur fare. Ai është një politikan që ka bërë akt përfundimtar pas dhe duan që në sytë e botës duan të jenë në unitet. Nano përgënjeshtron vetveten duke i dhënë Edit këtë mantelin e fituesit. Është thjesht mungesë fuqie. Rama, do ta ekspozojë fitoren e tij me ngjyrime madhështore. E në këtë rast ish-kryetari i PS, duhet t’i bëjë qokën maksimale birit të tij.

A harron Nano kollaj?

Artur Zheji: Ky kongres kishte në qendër zotin Ruçi, e jo te Nano. Rama kishte nevojë për një kurorë. Ai kërkon që njerëzit ta duan. Rama kërkon rikonfirmim të afeksionit, të adhurimit që të tjerët i bëjnë atij, duke shkelur mbi personalitetin e tyre. Ata që janë aty duken pa personalitetet para Ramës. Në një jetë tjetër do i shtrëngoja dorën. Gjëja që më bëri më shumë përshtypje ishte se të gjithë ishin të plazmuar, e për t’i dhënë elokuencën më maksimale, duheshin dy figura qendrore. Nano është parë si reformator dhe Ruçi si konservatori brenda PS. Në mënyrë metaforike, vulën e thatë, të certifikimit e ka Gramoz Ruçi. Ata po i japin Ramës një mandat 10-vjeçar.

 

Zjarr Tv Ad