Eksperti bën reagimin e papritur: Greqia nuk i hap kufijtë për shkak të Edi Ramës, ky vendim na fundosi…

0
238
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazment Koduzi, ekspert i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, ka folur për vendimin e Greqisë që nuk lejon kalimin e qytetarëve shqiptarë në territorin e saj në një kohë kur BE, e ka klasifikuar Shqipërinë si vend të sigurt.

Koduzi e gjen fajin vetëm te Kryeministri Rama.

“De facto, Greqia ka kthyer vizat në thonjëza ndaj qytetarëve shqiptare. Bazuar në shifrat që jep qeveria sot, pyetja është pse. Duhet të shikojmë se Shqipëria e Edi Ramës është në izolim politik nga BE. Dy javë para zgjedhjeve Edi Rama mori vendim të mos lejonte shqiptarët nga Maqedonia dhe Greqia.

Është izolim politik ndaj qytetarëve shqiptarë për shkak të Edi Ramës. Nëse BE ka vendosur 75 raste për 100 mijë banorë. Shqipëria e ka 9.2 raste për 100 mijë banorë. Në këtë situatë që jemi kemi një shumë çmim të shtrenjtë për njerëzit, humbje jetësh dhe humbje parash. Kemi vetëm në fillim të 2021 mbi 3500 vedekje shtesë. E dyta kemi miliona euro të paguara nga qytetarët shqiptarë. Ne kemi arritur imunitetin e tufës për shkaqe natyrale. 11% e popullatës tërësisht e imunizuar. Për të arritur imunitetin e popullatës duhet mbi 70% të imunizuar”, tha Koduzi për Fax News.

 

Zjarr Tv Ad