Safet Gjici: Nuk kemi as fonde dhe as mjete, infrastruktura po pengon zhvillimin e turizmit…

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kukësi ka asete të mjaftueshme për të tërhequr turistët vendas dhe të huaj. Megjithatë, turizmi nuk është ende i zhvilluar mirë, pasi mungon infrastruktura rrugore.

Kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici, është shprehur se për shkak të mungesës së rrugëve, disa pika turistike nuk mund të aksesohen nga turistët, duke shtuar se Bashkia është munduar që të krijojë hapjen e disave prej tyre, por sipas tij kjo nuk mjafton.

Por, mungesë fondesh dhe mjetesh ka edhe Drejtoria e Turizmit që sipas kryebashkiakut Gjici, e ka të pamundur edhe zhvillimin e turizmit ujor.

“Gjëja më kryesore është të aksesohen pikat më të bukura. Presim shumë turistë të huaj dhe jemi munduar të hapim disa rrugë, por kemi mungesa fondesh në Drejtorinë e Rrugëve. Ajo drejtori nuk ka as fonde dhe as mjete. Me hapjen e aeroportit presim edhe më shumë vizitorë”, ka thënë Gjici.

Këto problematika, Gjici i bëri të ditura në takimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, ku e pranishme ishte edhe Alma Mele, Drejtore e Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive për Çështjet Vendore në Ministrinë e Brendshme, e cila premtoi mbështetjen nga drejtoria që ajo drejton.

Zjarr Tv Ad