Ylli Dylgjeri ironizon Ramën: Kryeministri ynë i ofron punë të resë në administratë, si të ishte në shtëpinë e vet/ Edi është edhe Lal Kros edhe Kryeminister edhe Mbret, ku jeni o Soreca, o Kim, o aliene? Keni sy e veshë?

0
7769
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e djeshme, një bashkëbisedim online, me disa prej aplikantëve të nismës “Gati për Shqipërinë”, ku u njoh me idetë e secilit prej tyre. Në mesin e aplikantëve, ishte edhe një vajzë, e cila jetonte në Britani dhe punonte si këshilltare me temë mbi esktremizmin dhe çështjen e sigurimit të Ballkanit Perëndimor. Rama, i bëri ftesë të resë, që të takonte shefen e kabinetit, ku e ftonte për punësim. Por këtë nuk e ka lënë pa ironizuar Ylli Dylgjeri, me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se ky është Kryeministri ynë që drejton vendin tonë.

Postimi:

Do vish të takosh shefen time të kabinetit!

Kështu i tha Edi Rama dje një te reje në një komunikim online. E ftonte për punësim në administratën publike! I kish shkurtuar të gjitha burokracitë e punësimit. Të rinjtë kanë shpenzuar një mal me para për të studiuar në universitetet më prestigjioze të Evropës Perëndimore. Kanë harxhuar kohë dhe energji në studime për të fituar me mund diplomat e nivelit master disavjeçar me 180 kredite në këto universitete. Por në Shqipëri përballen me një Kryeminister qe u thote: dilni pasdite te shefja ime e kabinetit! E ftonte Edi, si ne shtëpine e vet vajzën: dil pak dil nga zyra e flasim…Ky është Kryeministri ynë që drejton vendin. Më vjen të qesh kur kujtoj se administrata publike ka nje Ligj, ka një Status, ka një Departament, ka një Njoftim, ka një konkurim, ka një vlerësim, ka një afat, ka një përzgjedhje, ka një shpallje, ka një…mut! Hajde pasdite nga zyra, e tako shefen time! Vendet jane lira dhe hajde kap ç’të kapesh!

Ky është Kryeministri që pret OK e europes. Europa jep parate, asiston në ligjbërje, bën trajnime, bën raporte dhe në fund Kryeministri ynë më i lexuar, më trendi, më i zgjedhur, i thote të rinjve : dilni nga zyra pas dite… O zot, ç’na u desh që lexuam, konkuruam e fituam se kështu e thote ligji. Edhe në komunizëm veç CV e biografise duheshin dhe dy rekomandime per punesim nga drejtuesi i Partise. Sot jo! Sot duhet vetëm një lajmërim, një TV, e një program, ku të bëje spektakel Edi Rama. Po u Perputhen, kalo nga shefja…

Edi është edhe Lal Kros edhe Kryeminister edhe Mbret. Suksese rini, dilni njëhere pasdite nga zyra… Ku jeni o Soreca, o Kim, o aliene? Keni sy e veshë? Po e ekzaxhiroj? Jo. Hyni ne google dhe aty e keni.

Zjarr Tv Ad