Në krizë për ushqime/ Kim Jong Un i përulet Bidenit: Jemi gati për dialog…

0
597
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong, Un së fundmi ka thënë se është i gatshëm për dialog me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

Ky vendim u mor gjatë një takimi plenar të Komitetit Qendror të Partisë së tij të Punëtorëve të Koresë. Kim Jong Un deri më tani ka refuzuar kërkesat e Biden për dialog.

Më herët ai ka deklaruar se mes tij dhe Biden nuk do të ketë hapësirë për dialog. Gjithashtu, lideri iKoresë së Veriut i zbuti këto vërejtje me një thirrje që vendi përgatitej plotësisht për konfrontim në mënyrë që të mbrojë dinjitetin e shtetit dhe interesat e tij.

Kjo është hera e parë që dërgohen sinjale pozitive nga Jong Un për dialog, që kur Biden zëvëndësoi Donald Trump, me të cilin Kim kishte zhvilluar tre takime.

Kujtojmë se më herët diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un, e pranoi zyrtarisht se shteti i tij është duke u përballur me mungesa të ushqimit. Duke iu drejtuar zyrtarë të lartë shtetërorë, Kim bëri të ditur se “situata me ushqim është duke u tensionuar”, duke fajësuar kushtet e vështira të motit.

 

Zjarr Tv Ad