Denoncimi i gazetarit nga urbani i “Porcelanit” në Tiranë: Është 42 gradë, kondicioner nuk ka! Po shkrijmë

0
262
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Ilir Kadia bën një denoncim nga një urban i një prej linjave kryesore të Tiranës. Nga urbani i “Porcelanit” ai shkruan se mjeti i transportit publik (në të cilin ai ndodhet dhe vetë) nuk ka kushtet e nevojshme, e sidomos në këto ditë të nxehta vere.

“Në autobus të Porcelanit! Temperatura jashtë 40 gradë!Në autobus 42 gradë! Kondicioneri?!Nuk punon! Njerëzit po shkrijnë! Edhe unë me ta! Autobusi A 268 AK”, shkruan gazetari Kadia, duke ndarë dhe një foto nga udhëtimi.

Edhe më herët, qytetarët dhe personat që udhëtojnë me urbanët e linjave të kryeqytetit, kanë denoncuar kushtet dhe gjendjen e mjeteve të transpotit publik. Për më tepër, në këto ditë të nxehta verë situata bëhet edhe më problematike kur një pjesë e urbanëve nuk kanë sistem ftohës, kondicioner.

Zjarr Tv Ad