Bëhet gati ”skena për pushkatimin” e Lelit, Afrim Qendro i shpjegon Ramës me këmbë e me duar, kryeministri nuk e fsheh pakënaqësinë

0
471
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i qeverisë Edi Rama ka zbarkuar së bashku me disa ministra në qytetin e Vlorës, ku fillimisht është ndalur në një takim me rektorët e universiteteve të të gjithë vendit, dhe më pas ka shkuar në qendër të qytetit, i shoqëruar nga numri 2 i bashkisë Afrim Qendro.

Ish-kreu i ARRSH-së, i cili u largua nga Tirana pas skandalit me tenderin për Unazën e Madhe, dhe kryebashkiaku në tentativë i Vlorës dështoi pas refuzimit të Dritan Lelit për të qenë pjesë e listave si deputet), shihet duke i shpjeguar Ramës një gjë që çalon në qytet, edhe pse nuk qartësohet se çfarë është ajo.

Rama dëgjon, nuk e fsheh pakënaqësinë, ndërsa në të djathtë të tij, dikush xhiron bisedën, ndoshta për ta bërë publike nesër, e skena pritet të jetë e njëjtë, sulmi ndaj Dritan Lelit, që i ka zënë rrugën socialistëve, dhe ende nuk kanë një mekanizëm ligjor për ta shkarkuar nga drejtimi i Bashkisë.

Vetë Rama, me përjashtim të komenteve gjatë fushatës, ka zgjedhur që Lelit t’ia bëjë sulmin nën rrogoz, me përfaqësues socialist kryesisht lokal, që me Lelin tashmë kanë filluar një lojë si macja me miun, ndërsa kryebashkiaku derimë tani ia ka dalë fare mirë që të shamngë gjyqin publik, me pretendimin se pandemia nuk lejon grumbullimin e shumë personave.

A do tia arrijë Leli edhe nesër që Rama të mos e atakojë publikisht, ndërkohë që pritet një mbledhje e asamblesë socialiste të Vlorës? Kjo mbetet për t’u parë, ndërkohë që në krahun e Ramës qëndron Damian Gjiknuri, përfaqësuesi politik për Vlorën, që në analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit, akuzonte Lelin se kishte punuar kundër familjes së tij politike, e për këtë shkak rezultati nuk ishte maksimal.

Zjarr Tv Ad