Tmerr në Gjermani/ Një person me ngjyrë vret me thikë 3 njerëz dhe plagos 6 të tjerë në mes të qytetit

0
268
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Wurzburg të Gjermani.

Raportohet se një person, ka vrarë me thikë tre njerëz e ka lënduar të paktën 6 të tjerë, shkruajnë mediat gjermane.

Policia ka mundur të arrestojë autorin, i cili nuk ka pranuar të dorëzohet. Për të neutralizuar atë, policia është detyruar që ta qëllojë me pistoletë në pjesën e këmbës.

“Kemi arrestuar të dyshuarin. Nuk ka indikacione për të dyshuar të dytë. Tashmë qytetarët mund të jenë të qetë”, ka deklaruar policia e Wurzburg-ut.

Mediat gjithashtu, kanë publikuar një video ku shihet autori. Në pamje të parë bëhet fjalë për një person me ngjyrë, i cili kishte veshur vetëm një maskë mbrojtëse dhe ishte këmbëzbathur. Ai shihet në video duke kërcënuar me thikë një kalimtar, por edhe policët që afrohen për ta neutralizuar.

Zjarr Tv Ad