Lulzim Basha flet nga Brukseli: Ka rënë demokracia, unë dhe opozita kemi detyrë të zgjidhim këtë problem…

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po merr pjesë në Asamblenë politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel, në një reagim për ABC, ka thënë se opozita ka një detyrë të madhe ndaj shqiptarëve, për të kthyer demokracinë.

“Unë, opozita kemi një detyrë të madhe ndaj shqiptarëve për të zgjidhur problemin më të madh që sot ka Shqipëria. Pra ka rënien e demokracisë.

Me tej, Basha është ndalur tek investimet e PPE dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian për demokracinë në Shqipëri, duke thënë se do të na mundësohet të kapërcejmë këtë sfidë.

“Investimi i Partisë Popullore Europiane dhe shteteve anëtare të BE-së për demokracinë në këto 30 vjet në Shqipëri, do të na mundësojnë që të kapërcejmë edhe këtë sfidë të rëndësishme”, është shprehur lideri demokrat Lulzim Basha.

 

 

Zjarr Tv Ad