Greqia inkurajon të rinjtë që të vaksinohen, qindra euro për ata që vendosin të imunizohen…

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar se që nga dita e sotme, do të nisë vaksinimi i të rinjve dhe të rejave të moshës 18-25 vjeç. Për të inkurajuar vaksinimin, Mitsotakis njoftoi se ata do të pajisen me një kartë me vlerë 150 euro dhe do të kenë të paguara biletat e tyre të udhëtimit, hyrjen e tyre në kinema, teatro, muze. Kjo kartë, do të ketë të dhënat e çdo të riu që tashmë është vaksinuar me dozën e pare, ose do të vaksinohet së shpejti.

Sipas Kryeministrit, pas 16 muajsh përballje me koronavirusin, vendi duket se po fiton betejën, duke qëndruar gjithmonë në gatishmëri. Ai shtoi:

Duke përdorur këtë portofol të ri dixhital, të rinjtë tanë do të kenë pushime më të lehta. Ky është një borxh ndaj të rinjve, një faleminderit për këmbënguljen dhe durimin e tyre. Është gjithashtu një nxitje për të vaksinuar të rinjtë që kontribuojnë më shumë në lëvizjen. Ky stimul, ka të bëjë edhe me luftën kundër mutacionit të tipit Delta. Janë, pra, të rinjtë që kanë aftësinë të vendosin një frenim të përhapjes së virusit dhe varianteve të tjera që qarkullojnë.

Zjarr Tv Ad