Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kreun e ri të zgjedhur të PDK-së, Memli Krasniqin, i cili u zgjodh nga delegatët e partisë së themeluar nga Hashim Thaçi.
Kurti shprehet besimplotë se kjo zgjedhje do të ofrojë një udhëheqje të qendrueshme për vazhdimësinë e reformave.
I garanton se si kryeministër i Kosovës i ofron bashkëpunim për temat që përbëjnë interes kombëtar.
Urimi i Albin Kurtit
I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi.
Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.
Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.
Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili.