Nga reper në kryetar partie, Albin Kurti uron kreun e ri të PDK-së: I ofroj bashkëpunim për interesin kombëtar

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kreun e ri të zgjedhur të PDK-së, Memli Krasniqin, i cili u zgjodh nga delegatët e partisë së themeluar nga Hashim Thaçi.

Kurti shprehet besimplotë se kjo zgjedhje do të ofrojë një udhëheqje të qendrueshme për vazhdimësinë e reformave.

I garanton se si kryeministër i Kosovës i ofron bashkëpunim për temat që përbëjnë interes kombëtar.

Urimi i Albin Kurtit

I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi.

Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.

Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.

Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili.

Zjarr Tv Ad