Policët e Veliajt i hodhën perimet në rrugë/ Lapaj: Kujdes nga mallkimi i nënave!

0
568
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Adritaik Lapaj ka reaguar pas video-skandalit, ku Policia Bashkiake hodhi perimet e një të moshuare në mes të asfaltit në Tiranë. Përmes një postimi të ndarë në ‘Facebook’, Lapaj shkruan se në fakt, nëna nuk meritonte të ishte në rrugë dhe të shiste perime, nën pikun e vapës. Avokati thot se ajo duhet të shijonte si nënat e tjera të botës, teksa shkruan “Kujdes nga mallkimi nënave”.

Reagimi i Adriatik Lapajt:

Në fakt ajo nëna nuk duhet të shiste fruta dhe perime në rrugë. Le ta themi të vërtetën.

Nuk duhet të ishte nëna në asfalt në 40 gradë e të shiste domate e speca. Duhet të ishte në banesën e saj. Boll ka punuar nëna. Madje nëna duhet të ishte si nënat e botës normale duke udhëtuar me ndonjë kroaçier. Nëna duhet të ishte te ndonjë qendër estetike se bollë ka punuar në jetë.  Çfarë do nëna në asfalt? Kujdes nga mallkimi nënave!

Zjarr Tv Ad