Helmimi i mbi 900 qytetarëve, Vjosa Osmani nga Deçani: Rasti të trajtohet me urgjencë, ofrojmë mbështetjen tonë

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Deçanin ditën e sotme, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të helmimit të mbi 900 qytetarëve nga uji i pijshëm.

Dy nga të helmuarit fatkeqësisht kanë humbur jetën. Vjosa Osmani kërkoi nga institucionet e drejtësisë që të hetojnë me urgjencë, duke shtuar se ata janë të gatshëm t’i vijnë në ndihmë komunës së Deçanit.

“Kanë qenë të furnizuar nga një burim i vetëm i ujit. Ka dhe qytetarë të tjerë që vijnë nga fshatr të tjera që nuk janë furnizuar nga ai burim. presim analizat e ujit. Pres që institucionet e drejtësisë të trajtojnë rastin me urgjencë, jo vetëm sepse është shpallur gjendja e emergjencës por për shkak se ka të bëjë me shëndetin e qytetarëve. Ofruam të gjithë mbështetjen tonë. Shpresojmë që të gjithë qytetarët e prekur nga ky helmim ta kalojnë këtë situatë”, tha Osmani.

Rikujtojmë se rreth 200 qytetarë u paraqiten fillimisht në spital me shenja helmimi pak ditë më parë në Deçan. Më pas qindra të tjerë u shtuan me të njëjtat simptoma.

Zjarr Tv Ad