Nga Armir SHKURTI
NJË ARKË PESHK, NJË CELULAR DHE 1000 € QENKA KORRUPSIONI NË SHQIPËRI?
Ju kujtohet gjyqi i “kafeve” të Byrosë në vitet ’90? 45 vite krim politik fhe EKONOMIK i lau gjyqi për korrupsion ndaj udhëheqjes së lartë të diktaturës. Edhe më antikomunistët patën mëshirë dhe zhgënjim. “Nxirreni ore Nexhmijen nga burgu, se është turp të dënohet për kafe”!
DHE MË PAS ASKUSH S’FOLI MË KUUURRË PËR KORRUPSION TË REGJIMIT KOMUNIST!
Një e kupolës së Ministrisë së Brendëshme ka marrë as 3 milion të vjetra ryshfet? Madje shumicën e ka marrë mall, siç merrnin dikur bakshish pula e raki? Bakshish që e kërkojnë edhe mjekët. Duan një kuti te dera e ti hedhin aty hallexhinjtë. Në djath e sallam u fol se një tjetër drejtues i policisë kish pranuar peshqesh…
■ Pra korrupsioni më shumë është ” shfaqje e huaj”, ” mbeturinë mikroborgjeze” e jo siç shpifet për miliarda të grabitura që nga tenderat tek PPP-të.
■ Qeveria vetë e pastron korrupsionin. Sistemi që ka ndërtuar Rama po bën kërrdinë në luftën kundër korrupsionit, një nga pikat për të cilat na shajnë nëpër raporte ndërkombëtare dhe s’na qasin në BE.
■ Nëse Edi Rama është i drejtë e i pamëshirshëm me të tijët, nuk keni gojë të qaheni nesër kur t’ju vijë rradha.
……
Sillni ndërmend grupet armiqësore dhe ekzekutimet politike të Enver Hoxhës. Kënaqej populli nga arrestimet dhe varjet në litar e pas tyre diktatura thjesht egërsohej dhe shtrëngohej. Kur arrinte tek s’mbante, fap! gjendeshin “fajtorët” e vuajtjes tonë, hanin fët e fët plumbin dhe ne i gëzoheshim vendosjes së drejtësisë socialiste dhe ndëshkimit të fajtorëve.
Me trishtim kam vërejtur se si populli i vuajtur shqiptar ka rendur pas karrotave që i shfaq Rama. Ndjek me gaz karrotën populli, pa vënë re se po shkon me galop drejt regjimit policor, kontrollit total dhe totalitarist.
Nuk ka gjasa të jenë diktaturat “pusi që lahet vet”. Diktatura ndëshkon thjesht për të mbetur në këmbë e zgjatur pushtetin….
Uhhhhh…. u lodhaaa!