Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një javë më parë Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha i dhanë fund “beqarisë”. Çifti pas 17 vitesh romancë vendosën që dashurinë e tyre më në fund ta kurorëzonin në martesë.
Ata organizuan një ceremoni private me familjarët dhe njerëzit e dashur, ndërsa Rezarta i tha “Po” babait të vajzës së saj, Hera.
Këngëtarja publikoi çastet e bukura të ceremonies në Instagram, teksa tërheq vëmendjen një ndër momentet pikante.
Rezarta po filmonte Ermalin teksa po bëhej gati të digjte shaminë e beqarisë, por bashkëshorti i saj “është penduar”, duke e mbështjellë atë dhe duke qeshur ka nxjerrë gishtin e mesit.
“Taksirat një dasmë tjetër derisa të djegësh atë shami të beqarit”, ka shkruar Rezarta Shkrurta në videon që shpërndan në Instastory.