VIDEO/Ermal Hoxha i nxjerr gishtin e mesit në dasëm, Rezarta s’dorëzohet: Derisa të djegësh shaminë e beqarit…

0
1092
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një javë më parë Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha i dhanë fund “beqarisë”. Çifti pas 17 vitesh romancë vendosën që dashurinë e tyre më në fund ta kurorëzonin në martesë.

Ata organizuan një ceremoni private me familjarët dhe njerëzit e dashur, ndërsa Rezarta i tha “Po” babait të vajzës së saj, Hera.

Këngëtarja publikoi çastet e bukura të ceremonies në Instagram, teksa tërheq vëmendjen një ndër momentet pikante.

Rezarta po filmonte Ermalin teksa po bëhej gati të digjte shaminë e beqarisë, por bashkëshorti i saj “është penduar”, duke e mbështjellë atë dhe duke qeshur ka nxjerrë gishtin e mesit.

“Taksirat një dasmë tjetër derisa të djegësh atë shami të beqarit”, ka shkruar Rezarta Shkrurta në videon që shpërndan në Instastory.

Zjarr Tv Ad