Kryeministri Edi Rama ka takuar sot këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se brenda tij Dua la gjurmë si një vazjë e mennçur e e edukuar dhe modeste si të ishte askush.
Ndër të tjera kryeministri thotë se ajo është lumturia dhe krenaria e gjithë familjes së saj të cilët nuk i kanë prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre.
“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.
Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”, shkrun Rama.