Qeveria u shtrëngon dhëmbët mësuesve/ Zbulohet SMS-ja që u ka mbërritur në telefon: Duam emrat deri në orën 12:00, kush nuk është vaksinuar…

0
321
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa ditë pas dite në vendin tone, bëhet thirrje për vaksinimin e të gjithë qytetarëve, duket se për disa kategori vaksina po bëhet e detyrueshme, edhe pse një gjë e tillë nuk është pranuar zyrtarisht nga ana e autoriteteve.

Gjatë ditës së sotme, në telefonat e mësuesve ka mbërritur një mesazh, ku thuhet se brenda muajit Shtator i gjithë stafi duhet të jetë i vaksinuar, ndërsa është kërkuar lista me emrat e arsimtarëve, që derimë tani kanë refuzuar marrjen e dozave.

“Në shtator 2021 i gjithë stafi drejtues, mësimor dhe ai ndihmës i institucioneve arsimore, duhet të jetë i vaksinuar, brenda orës 12:00 të ditës së sotme, na duhet lista me emrat e personave që nuk janë vaksinuar”, thuhet mes të tjerave në mesazhin që u është dërguar mësuesve.

Lidhur me rastin, nuk ka një konfirmim zyrtar nga asnjë prej ministrive, qoftë nga ajo e shëndetësisë, qoftë nga ajo e arsimit.

Nga e hëna në vendin tone, ka nisur java e vaksinimit të hapur, ku çdo person mbi 18-vjeç, mjafton të jetë i pajisur me një kartë identiteti që të mund të marrë dozën e parë anticovid.

Zjarr Tv Ad