Prokurorët e SPAK kanë zbarkuar ditën e sotme në bashkinë e Fierit dhe kanë marrë tre dosje që kanë lidhje me tenderat të dhënë nga kryebashkiaku socialist Armando Subashi, pas denoncimeve publike të njëpasnjëshme të socialistit Petro Koçi.
Ky i fundit prej ditësh ka hedhur akuza se kriminelët po marrin tendera në Fier, ndërkohë që SPAK e ka thirrur për të dhënë dëshminë e tij.
Në lidhje me thirrjen e Koçit në SPAK, ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë një deklaratë të fortë, pasi thotë se Petro Koçi do të pyetet jo vetëm për tenderat e bashkisë së Fierit, por edhe për akuzat e mëhershme publike ndaj Edi Ramës.
Sipas Malaj, Petro Koçi do të duhet të ëprgjigjet për akuzat “Një pallat – një votë” dhe për korruptimin partiak nëpërmjet sistemit “votues një përdorimësh” në kongreset e Rilindjes, akuza që Koçi i ka bërë më herët kundrejt kryeministrit Rama.
Postimi i Arben Malaj:
SPAK pritet ta pyes Petron edhe per akuzen publike “Nje pallatë – Nje votë.
Nje koleg socialist nga Fieri ka bindjen se meqenese SPAK po heton korrupsioni gjate gjithe tranzicionit, do ta pyes ish kryetarin e Partise se Socialisteve te Vertete ( PSV91) edhe per akuzat e tij publike kunder Rame si :
“Nje pallatë – Një votë”, dhe per korruptimin partiak nepermjet sistemit të “Votuesve një përdorimësh” ne kongreset e Rilindjes.
Kjo do te vertetoi se Petro nuk po I sherben askujt por por vetem taksapaguesve fierake, shqiptare dhe nderkombetare!
Pavaresisht nga hezitimi i disa socialisteve nga Fieri – Petro e meriton mirenjohjen per sensibilizimet mediatike.
Fundjave shplodhese