Noizyn e rrëmben euforia dhe nuk e mbajnë këmbët, rrëzohet në mes të gjatë koncertit…

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bregdeti shqiptar gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës, është i mbushur me koncerte dhe artistë të cilët performojnë deri në orën e lejuar nga policia, për shkak të masave të vendosura për parandalimin e Covid-19.

Së fundmi, Noizy ka përjetuar një moment të pakëndshëm gjatë një koncerti. Në një video të publikuar në rrjet, reperi shihet teksa po performonte në skenë dhe si duket nuk e ka kontrolluar dot veten nga adrenalina dhe është rrëzuar nga skena.

Është dashur ndërhyrja e trupërojave, për ta rikthyer përsëri reperin në skenë dhe të vazhdojë performacën e tij, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Noizy është një prej artistëve  të cilëve gjatë performancave të tij hidhet mbi turmën e fansave, mirëpo ky rast nuk ka qenë aspak i tillë, pasi duke qartë që reperi ka humbur kontrollin.

Zjarr Tv Ad