Fundi i Edi Ramës – sa ç’është këmisha veshur

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Erl KODRA

Është shumë interesante mënyra e reagimit të Edi Ramës pas aksioneve të SPAK kundër disa zyrtarëve të akuzuar për korrupsion me fondet publike. Distancimi i Ramës nga “zyrtarët e korruptuar” që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve është i papranueshëm. Vet Edi Rama është njëlloj Peshkaqeni i Madh, njeriu që ka menaxhuar jo vetëm Buxhetin e Shtetit, por edhe miliardat e krimit të organizuar që rrjedhin nga Kullat e Tiranës. Në të vërtetë, që prej vitit 1998 – ditën që u emërua Ministër i Kulturës në qeverinë e Fatos Nanos – Edi Rama nuk ka bërë punë tjetër përveçse ka menaxhuar fonde publike dhe fonde të krimit të organizuar. Njeriu që e ktheu Tiranën në një gërmadhë betoni – Mister 20 përqindëshi i famshëm – ka mbledhur pjesën e tij kokërr më kokërr, për çdo leje ndërtimi që ka nënshkruar deri në vitin 2011. Mafia e Ndërtimit ka pushtuar Tiranën me dhe nën drejtimin e Kryebashkiakut Edi Rama. Sot këtë sektor e drejton Erion Veliaj.

“Faktet nuk pushojnë së ekzistuari, sepse ato injorohen” – thotë Aldous Huxley. Dhe faktet mbeten, pavarësisht nëse ato bëhen ose nuk bëhen publike. Kullat e Tiranës kanë gjurmë, pronarë, ndërtues, dokumenta, projekte, situacione punimesh, llogari bankare, hyrje-dalje, kamera sigurie, inxhinierë dhe projektuesë. Një begati të tillë provash krimi të drejtëpërdrejta zor se gjenden për ndonjë çeshtje tjetër. Dhe ta mendosh se Kullat e Tiranës janë vetëm një fraksion i krimeve ekonomiko-financiare të Edi Ramës, krahasuar me krimet ekonomiko-politiko-financiare të kryera përgjatë 8 viteve si Kryeministër i Shqipërisë.

Në vitin 2015, Raporti Konfidencial i OSBE-së që rrodhi në media (lapsi.al) shkruante se “Edi Rama ka një pasuri prej 200 milion eurosh, që janë investuar në offshore nga i vëllai Olsi Rama”. Me siguri ky Raport flet vetëm për një zë të investimeve të Ramës – ato të fshehura në offshore – por jo edhe për miliardat e tjera, të menaxhuara nga të tjerë aktorë të financave ndërkombëtare. Përndryshe, është e pashpjegueshme miqësia e fortë e miliarderit spekullant George Soros me një individ si Edi Rama.

Miqësitë personale dhe zgjedhja e bashkëpunëtorëve janë në themel të marrëdhenieve njerëzore. Gjithkush që akuzohet për një krim, së pari hetohet nëse e ka kryer vetëm apo në bashkëpunim me të tjerë. Dhe të dyshuarit e parë janë bashkëpunëtorët dhe lidhjet personale. A mund të jetë i pastër Edi Rama, ndërkohë që është mik me Vangjush Dakon, Elvis Roshin, Aqif Rakipin, Tom Doshin, Mark Frrokun, Rrahman Rrajën, Saimir Tahirin – të gjithë eksponentë mafiozë dhe peshkaqenë? Çfarë e mbanë të lidhur Kryeministrin me vrasës si Mark Frroku dhe mafiozë si Tom Doshi? Si është e mundur që Tom Doshi “lejohet” të blejë plot 35,000 vota në Zgjedhjet e 25 Prillit pa i hyrë gjemb në këmbë?

Nisur nga kryqëzimi i shumë ngjarjeve ekonomiko-financiare të ndodhura përgjatë 8 viteve të pushtetit absolut të Edi Ramës, rezulton se shuma e parave të Buxhetit të Shtetit, të menaxhuara direkt nga Edi Rama, i kalon 8 miliard euro. Pra, mesatarisht, çdo vit financiar është i barabartë me 1 miliard – të bëra rrush e kumbulla – me efektivitet të papërfillshëm ekonomik (rreth 20-30 %). Është fjala për PPP-të, investimet për Rilindjen Urbane, menaxhimin e mbetjeve, tenderimet publike në të gjitha ministritë, rrugët dhe bypass-et. Si në asnjë vend të botës, në asnjë kohë – as në shtetet terroriste – nuk është vjedhur kaq barbarisht si në dekadën e pushtetit të Edi Ramës.

Për Edi Ramën 1 milion euro është shumë e papërfillshme, 10 milion janë çikërrima, ndërsa 110 milion mund të jetë një kokëçarje e vogël, asgjë më shumë. Ai nuk ka një sens mase kur vjedh, sepse pushtetin e konsideron si një atribut të fituar me djersën e ballit përgjatë hajdutërisë. Në këtë kuptim ka të drejtë – askush nuk ka vjedhur më shumë këtë shtet që prej Shpalljes së Pavarësisë.

Në çastin që po shkruajë këto rradhë, dy lajme po transmetohen live në mediat e Tiranës – SPAK ka zbarkuar në Kadastrën e Tiranës dhe po ekzekuton disa fletëarreste – ndërsa OSBE publikon Raportin final për Zgjedhjet e 25 Prillit. Lajmi i parë është mjerim total – sepse të gjithë e dimë se të paktën 50 % e administratës është e korruptuar dhe ka kryer sistematikisht krime kundër pronës dhe pasurisë së qytetarëve. Por SPAK ka harruar të hetojë Artan Lamen – Drejtorin e Përgjithshëm të Kadastrës – që u përgjua teksa udhëzonte drejtorët e tij se si të ushtronin presion të paligjshëm mbi votuesit shqiptarë, saktësisht për Zgjedhjet e 25 Prillit – për të cilat flet lajmi i dytë – Raporti i OSBE-së.

Edi Rama mund të mbretërojë edhe pak kohë – por me siguri që fundi i tij do jetë i tmerrshëm. Meqë ra fjala për fundin – çdo fillim e ka një fund – dhe të gjitha shenjat tregojnë se fundi për Edi Ramën është afër. Aq afër sa ç’është këmisha veshur.

 

Zjarr Tv Ad