Rama drekë në Vlorë me familjen Lipa/ Babai i Dua-s nuk kursen lëvdatat për Kryeministrin: Një njeri me sharm të pastër…

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, së bashku me familjen e Dua Lipës, kanë shijuar një drekë në bregdetin e Vlorës. Është babai i Dua-s, Dukagjin Lipa, ai i cili përmes disa fotove në “Instagram” në krah të kryeministrit, ka zbuluar se tashmë afër vetes ka një mik.

“Unë mendoj se kam bërë një mik. Një njeri me sharm të pastër”, shkruan ai krah fotove të shkrepura nga Dua.

Prej ditësh Dua dhe familja e saj, po shijojnë disa ditë pushimi në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe ajo është ndalur në Tiranë, ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj dhe më pas për një tjetër takim me kryeministrin, Edi Rama.

Zjarr Tv Ad