Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, jo pak herë ka qenë e komentuar për pamjen e saj.
Teksa vazhdon të mbetet në top formë edhe me kalimin e viteve, Hadërgjonaj vazhdimisht e vë në dukje se i përkushtohet vetes, për të respektuar publikun dhe për t’u dukur gjithmonë bukur para tyre.
Së fundmi, këngëtarja me prejardhje nga Deçani, ka vendosur t’u kundërpërgjigjet të gjithë atyre që e kritikojnë për përdorimin e filtrave në Instagram, duke publikuar kështu një video, ku shfaqet krejtësisht natyrale.
“Ka qenë e vrullshme këto ditë, turne dhe këngë! Aspak gjumë. Dikush më kërkoi të postoja pa filtra lol (oh jam nanush)”, ka shkruar Albëria në një video të publikuar pa filtra në InstaStory, ani pse ishte me vetëm katër orë gjumë dhe e lodhur nga angazhimet në dasma e koncerte. Ndërkohë, në videon e radhës ajo u shfaq sërish me filtrat e aplikacionit Instagram, teksa u dërgoi një mesazh të gjithë atyre që e “kritikojnë” ose kanë komente për pamjen e saj.
“Por desha të sqaroj një gjë: Shkruajnë njerëzit ‘me filtër, me filtër’. Zemra ime, edhe me filtër, edhe pa filtër, shumë bukur”, shprehet këngëtarja.